Ceferin në Tiranë, pritet dekorimi nga Meta

Të gjithë shqiptarët sot po presin me padurim sfidën Shqipëri-Francë dhe inaugurimin e stadiumit të ri ‘Air Albania’ me kulmin në orën 20:45.

Gjithësesi, zyrtarët e FSHF-së dhe presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin do ta nisin ditën që në mesditë, duke pasur një axhendë të mbushur me takime e aktivitete protokollare.

Programi i axhendës së Ceferin, publikuar nga FSHF:

12:30- Presidenti Ceferin dhe delegacioni tij takohet ne Kryeministri me z. Edi Rama
13:00 – Vizita e Presidentit Duka dhe Presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin, në Shtëpinë e Futbollit
14:00 – Drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror
18:00-18:30 / Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s nga ana e Presidentit të Republikës
18:40 – Vizitë në muzeun e stadiumit
19:00-19:30 – Konferencë zyrtare për shtyp e Presidentit Duka me Presidentin Ceferin
19:40-20:20 – Ceremonia inauguruese e stadiumit dhe fjalimet e Presidentit Duka, Presidentit Ceferin dhe Kryeministrit Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!