Abidal: ‘Mesi përjetësisht te Barça…’
Drejtori sportiv i Barcelonës, Erik Abidal, duke folur për të përditshmën ‘Sport’, ka deklaruar se Lionel Mesi e ka vetë në dorë nënshkrimin e përjetshëm të kontratës me Barcelonën.
Argjentinasit i skadon kontrata në 2021-in dhe zërat e fundit rreth të ardhmës së ‘pleshtit’, janë vënë në diskutim. Abidal thotë:
‘Për ne është çelësi i suksesit. Ka këtë obsion për të ripërtrirë kontratën dhe di që presidenti është duke negocuar me agjentët e tij për të mbyllur njëherë e mirë rastin Mesi.
Shpresoj që jetë për shumë vite te ne, dhe kështu do të ngjasë. Do të jetë një vendim i Mesit”- tha drejtori blaugran duke qetësuar ambientin rreth lojtarit dhe skuadës.