Brazil-Argjentinë, miqësorja e ‘kunjtë’

Në ‘King Saud University Stadium’ të Riadit, Brazili dhe Argjentina në një miqësore luksi. Skuadrat e mëdha në Amerikën Latine dhe Botë, kanë zgjedhur Arabinë Saudite për t’u ndeshur në një sfidë  e gjitha për tu ndjekur.

Nuk dihet nëse yjet Mesi, Nejmar e të tjerë, do zbresin në fushë, por spektakli duket se është i garantuar. Në verë, Mesi akuzoi Conmebol për favorizime ndaj Brazlit, ndaj sot, ka dhe ‘hesape’…

Takimi do të nisë në orën 18:00 dhe do të drejtohet nga gjyqtari i Zelandës së Re, Matei Konger.

 Sakaq, në vazhdën e takimeve miqësore edhe Hungaria në orën 19:00 në fushë. Kundërshtari i ‘maxharëve’ do të jetë skuadra tjetër nga Amerika Latine e Uruguajit.

Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin ‘Pushkash Arena’ të Budapestit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!