Lorneco ‘zbret’ nga motori, lamtumirë MotoGP

MotoGP i Valencias do të jetë i fundit për Horge Lorencon. Ish- kampioni i botës tërhiqet në moshën 32 vjeçare.

Ai e njoftoi vendimin në një konferencë shtypi të jashtëzakonshme të mbledhur në qarkun ‘Ricardo Tormo de Cheste’, në të cilën u shoqërua nga Karmelo Ezpeleta, CEO Dorna, dhe shumë personalitete të MotoGP.

Sezoni i vështirë i vitit 2019 me Honda, teksa u pa si partner i Mark Markez kishte edhe një obsion për të vijuar në 2020-tën por ai nuk do të ecë më tej.

Gjatë gjithë vitit, Lorenco ka folur për mungësë rezultatesh e dëmtime pa fund. Kampioni i botës në MotoGP 2010, 2012, dhe 2015, (ka dhe dy tituj botërorë në 250 cc në 2006, dhe 2007), ka edhe një garë përpara.

E lamtumires në Spanjë, pisten e Valencias e cila përkon me mbzlljen e sezonit të garave mbi motorrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!