Revolucion te Napoli, Haland në pole…
Presidenti i Napolit Aurelio De Laurentis, mendon për një revolucion të pashmangshëm në radhët e skuadrës që drejton.
Pas ngajrjeve të fundit, me senatorë të rebeluar dhe Ançelotin në krizë, planet e së ardhmes kanë evoluar me shpejtësi.
Po planifikohen largime të shumta dhe emra të rinj që pritet ti bashkohen Napolit gjatë verës.
Kështu në tavolinen e De Laurentis ka emra të tillë si norvegjezi Erling Haland (19 vjeç), i Salzburgut, dhe Sander Berge (21 vjeç), i Genk dhe përfaqësueses Norvegjeze.
Vëmendje edhe për Augustin Almendra, një kërkesë e vjetër për mesfushën napolitane. Aktualisht Almedra luan te Boka Xhuniors. Ashtu si dhe Alehandro Grimaldo…