Empoli në krizë, shkarkohet stafi teknik…
Humbja e fundit me Peskarën i ka kushtuar pankinën Buskit. Stafi drejtues i ekipit të Frederik Veselit në Seria B, ka marrë lajmin e shkarkimit të tij dhe të gjithë ndihmësëve në bord.
Me një komunikim zyrtar, Empoli njofton se ka liruar Kristian Buski dhe bashkëpunëtorët e tij nga pozicioni i menaxherit teknik të ekipit të parë.
Po ashtu komunikohet se seanca e sotme stërvitore do të drejtohet nga trajneri i Primaverës, Antonio Buske.