Ndoji dhe Uzuni, rikthimi i …lumtur

Rubikasi Emanuele Ndoj dhe beratasi Myrto Uzuni, lojtarët e munguar në grumbullimin e kaluar, morën sërish ftesë nga Edi Reja ndërsa nga sot, skuadra kuqezi, ka startuar në ‘Tropikal Resort’ të Durrësit, përgatitoret për dy takimet e fundit kualifikuese në Grupin H.
Shqipëria do të zhvillojë më datë 14 nëntor ndaj Andorrës dhe më 17 nëntor ndaj Francës takimet e mbetura.
Ndoj: “Kam qenë 3 muaj jashtë dhe tani kam nisur të stërvitem dhe luaj me ekipin. Tani jam më mirë sepse kam luajtur 2 ndeshje në Serie A. Mund të kem 70 minuta në këmbë dhe tani duhet të shohim në stërvitje.
E di trajneri. Më ka munguar Kombëtarja dhe do të jap gjithmonë 100% në fushë. Ka lojtarë shumë të fortë dhe i pashë para 1 muaji. Konkurenca është e mirë në skuadër sepse të bën të japësh 100% për t’i treguar trajnerit se je gati dhe i bën mirë çdo lojtari. Andorra?
Ne jemi lojtarë të kombëtares dhe mendojmë ndeshjen e radhës. Jemi përqendruar vetëm te Andorra.Është ndihmë të kemi tifozë sepse i janë ekipit forcë dhe dua që të thërras edhe për ndeshjen në Elbasan sepse kemi nevojë kundër Andorrës. Më vonë mendojmë për Francën”
Uzuni: “Është tjeter klubi është tjetër Kombëtarja. Ke ndjenja dhe ndien më shumë besim. Ndihesh krenar që të përfaqësosh këto ngjyra. Mezi e prisja ftesën e radhës.
Isha duke punuar fortë dhe prisja ftesën e radhës. Ndihem mirë pasi me Lokomotivën jam aktivizuar çdo ndeshje nga 90 minuta, kam asistuar kam shënuar. Besoj se jam në formë të mirë.
Unë dua të luaj tek të 2 sfidat, por duhet t’i tregoj trajnerit që jam i gatshëm. Nuk jam ndjerë mirë kur nuk u grumbullova, por jam shumë i lumtur që u riktheva. Isha dhe duke lozur. Trajneri e pa që unë po bëja mirë. Trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit që pse nuk po e thërret.
Konkurrenca bën mirë për çdo ekip dhe lojtarët japin maksimumin për ekipin. Rëndësi ka që të dalim të gjithë të gëzuar me pikë maksimale’.