Dinamo denoncohet nga Korbu
Nuk janë vetëm disa skuadra Shqiptare që kanë probleme me kontratat. Nga Rumania dhe saktësisht nga një klub legjendë si Dinamo Bukuresht, vijnë lajme se futbolistë të caktuar, kanë afro 2 muaj pa u paguar.
ish- skuadra e Demollarit, denocohet publikisht në rrjete nga lojtari Korbu i cili thotë se niveli i tij ekonomik, nuk e përballon mungesën e një page prej 2500 eurove në muaj.
Mbrojtësi 25 vjeçar, ka një kariere kryesisht te Dinamo me përjashtimin e vetëm se edicionin e kaluar, ishte pjesë e St.Mirren në Skoci.