Shqipëria në ‘tapet’ nga Skocezet…

Euro 2021, Femra: Shqipëri- Skoci 0-5

Shqipëria për Femra e drejtuar nga Armir Grima, luajti sot në ‘Elbasan Arena’ për kualifikueset Euro 2021 takimin e katërt në Grupin E.

Një sifidë e cila sikusre dhe në tri takimet e mëparshme, formacioni kuqezi nuk ia ka dalë të lërë gjurmë. Në minutën e 15’-të Emslie dhe Ros në të 23-tën, autoret e golave të Skocisë në fraksionin e parë.

Në të dytën sërish futbollistet tona Doçi, Krasniqi, Franja, Hila, Maliqi etj, nuk dalin dot përpara. Përkundrazi janë sërish ishulloret që shënojnë edhe tri herë të tjera.

Në të 59’ Kutbert shënon të tretin ndërkohë që pa kaluar shumë minuta, në të 64-tën është Godfrei që gjën të 4-tin. Për të mbyllur llogaritë dhe shtuar mërzinë te skuadra e Grimës, mendon Marei e cila në minutën e 76-të pas asistit të Evans, fikson të 5-tin.

Në fund ka dy tentative të skuadrës tonë por me vetëm një goditje këndi në 90-të minuta, vështirë të bëhëj me tepër. Shqiperia mbyll në fund Grupin E teksa së bashku me Qipron me zero pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!