Interi tenton Zhirunë, në janar zikaltër…
Në kampionat po ecën “rrotë më rrotë” me Juventusin por në Champions, humbja me përmbysje me Dortmundin, ka trazuar kartat e Kontes.
Dhe menjëherë vjen përgjigja e Marotës. Drejtori i Interit, ka gati zgjidhjen. Në janar te Interi, mund të mbërrijë edhe 33 vjeçari Oliver Zhiru.
Sulmuesi francez i Çelsit është në fund kontrate me blutë, ndërsa një transferim për te Interi ekziston. Edhe për faktin se Oliver Zhiru është njohje e vjetër e Kontes te Çelsi.
Në fakt, dëmtimi i Sançez ka privuar zgjedhjet e vijes së parë, pasi Lautaro e Lukaku, presin një alternativë mbështetëse.
Te Interi janë vënë në ndjekje edhe të kilianit Arturo Vidal dhe kroatit Ivan Rakitiç deri tani pjesë e Bracelonës.
Për Vidal, blaugranët thonë se është i pashitshëm. Gjithsesi, Interi po insiston paraprakisht për Zhirunë.