Koliqi në ‘akuzë’, porta i takon Dajsinanit…
Humbja e Skënderbeut me Laçin në shtëpi, i ka trazuar jo pak ujrat te kampi korçar. Nga skuadër e cila pretendonte zonën e sipërme, tani ekipi i Dajës, pozicionohet në zonën play-out me 14 pikë.
Supergoli i Gripshit nuk vlejti pasi Nuabueze 2 herë dhe Xhixha e Lushkja, realizuan pokerin për kurbinasit.
Te Skënderbeu specialistë e tifozë, të mësuar me trofe dhe lojë spektakolare, kanë nisur të hedhin dyshime të forta.
Madje dhe për lojtarë me eksperiencë si Enea Koliqi. Në tri takime, Koliqi pësoi 8 gola aq sa në zyrtaren e klubit në facebook, flitet se pogradecari veteran, i ka zënë me pa te drejtë vendin Dajsinanit.
Nga ana tjetër trajneri Daja ka lëshuar sinjale të forta për futbollistët. I pakënaqur me shumë prej tyre, kreu i bardhekuqëve, pritet të marrë masa ekstreme për lojtarë të caktuar duke ju treguar stolin apo shpënë në tribunë.
Takimi i radhës në Ballsh. Do të thotë se korçarët e kanë të ndaluar të humbasin. Ndryshe ‘janari’ mund të afrojë më shpejt…