Vinjales, triumfi në Malajzi
Çmimi i madh i Malajzisë në MotoGP, shkon për Mavrik Vinjales me motorin e Yamaha. Në pistën e Sepang, gjithçka ngjet në start aty ku racionet ndahën ndjeshëm.
Me Kuartararon që niset i pari dhe Vijnales e Doviciozo pas tij, starti ofron marshimin e Vinjales dhe çedimin e francezit Kuartararo ndërsa shpejt parakalohet edhe nga motorë të tjerë.
Mark Markez i nisur nga vendi i 11-të, ecën me ritëm kampioni por trafiku i renduar në fazë rekuperimi, ndihmon Mavrik Vinjales të shkëputet dhe numri 93 mbetet në ndjekje deri në fund.
Mjaft inetersante lufta “italiane’ për vëndin e tretë. Doviciozo i fortë në vijë të drejtë dhe Valentino Rosi në kthesë. Rinz pranë tyre por në fund në podium ngjitet ‘Dovi’.
Në këtë mënyrë Vinajles arrin të fitojë garën duke i dërguar në 2 vendet e para këtë sezon. Pas tij spanjolli tjetër, tashmë kampion bote i konfirmuar Mark Markez dhe Andrea Doviciozo i treti. ‘Doktori’ vjen i 4-ti.