Nuabueze pret ftesë nga ‘Reja’
Nga: Isuf Myrtaj
Edi Reja, trajneri kuqezi, i ka dhënë impulse fantastike grupit të futbollistëve të përfaqësuesës Shqiptare gjatë muajve të fundit.
Një ndër armët me të forta të 74 vjeçarit të eksperiencës së madhe padyshim ka rezultuar edhe aftësia profesionale për të aktivizuar futbollistët më në formë të momentit.
Por që Reja të mbetet një ‘RE”, lipset të bëjë ndonjë hap tjetër me karakteristikë ndryshe nga të gjithë paraardhësit.
Të afrojë për herë të parë në Kombëtare një lojtar të huaj që aktivizohet në Superiore. E ka bërë Franca, Anglia, Gjermania, Italia…
Pas hezitimit për të paisur me pasaportë Shqiptare Olainkën, Xhjems Adeniji apo ndonjë tjetër, momenti e do, të hidhet vështrimi te lojtari nigerian me pasaportë amerikane Kirian Nuabueze.
11 gola në po aq javë kampionat dhe një i 12-të shënuar në Europa Legaue ndaj Hapoel Ber Sheva, tregues të qartë se në kampionatin elitar të Shqipërisë figuron një lojtar potent, me parametra specifikë dhe me moshë relativisht të re (26 vjeç).
Tri javët e fundit, 6 gola me nga 2 në secilën ndeshje. Reja mos e lër mundësinë të të ikë… Sepse Nuabueze, shpejt mund të ikë nga…’duart”. Gjithnjë nëse rregullorja ju lejon…