Kukësi merr tri pikë në…Lushnjë

Kategoria Superiore, java e 11-të: Kukësi- Flamurtari 1-0 (Daku 57′)

Kukësi mund në Lushnjë me statusin e vendasit Flamurtarin e Vlorës në shifra minimalë 1-0. Vendos një gol i Marlind Dakut në të 57-tën pas një krosimi nga e majta.

Daku me një gjuajtje te shtylla e dytë, e dergon topin në rrjetë. Por Daku bëhët protagonist edhe disa minuta më vonë ndërsa godet bukur një top me kokë me sferën që përplaset në tra dhe në vijen e postës. Nuk ka gol.

Kuksëi që në start, ka humbur sherbimet e Abazajit të dëmtuar, vuajti jo pak në fraksionin e parë teksa dhe në minutat e fundit, Ribaj dhe Sukaj, u shfaqen rrezkishëm.

Gjithësesi, Kukësi ecën dhe ngjitet në kuotën e 18 pikëve. Aq sa ka dhe Partizani kryesues ndërsa do të luajë pas pak në 17 00 në ‘Selman Stërmasi’ me Luftetarin. Po 18 pikë ka dhe Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!