Liverpul fitore e madhe, Barcelona ‘shkërmoqet’ nga Levante
Bajerni dërrmohet në Frankfurt 5-1, Kovaç pas ndeshjes: ‘Edhe me një lojtar më pak s’mund të humbësh kështu…’
Roma thyen Napolin në Seria A në shifra 2-1 duke ruajtur ritmin e kryesuesëve pas 10 javëve. Veçse koret raciste rrezikuan ndërprerjën e takimit. Në mbrëmje derbi I Torinos Torio- Juve.
Në Bundesligë, Niko Kovaç me orë të munëruara. Skuadra kampione e Gjermanisë është thyer keq nga Frankfurti 5-1. Glabah vijon kryesimin pasi sot mundi Leverkusenin në transfertë 1-2. Lajpcig shënon një fitore tenistike ndaj Mainzit 8-0.
Në Premier, aty ku futbolli kurrë nuk do arrijë të quhet ‘shkencë”, ka bëmat e mëdha të ditës. Siti në shtëpi dhe Livepuli në transfertë, ishin duke humbug pjesët e para me nga një gol.
E dyta ishte më e thjeshtë për ekipin e Guardiolës që e ktheu takimin në 2-1. Por drama figuroi te sfida Aston Vila -Liverpul. Deri në të 87-tën udhëhiqte Vila ndërsa Hendërson në të 87-tën dhe Sadio Mane në 94-tën i dhanë ndoshta fitorën më të vuajtur ‘reds’-ave të Jurgen Klop.
E nëse në Angli të mëdhatë shpëtuan për fije, në La Liga, Barcelona turpërohet nga Levante. Takimi i dytë i ditës në Spanjë, teksa më herët Valencia pati fituar me përmbysje ndaj Espanjolit në Barcelonë 1-2, pa avantazhin e blaugranëve në fraskionin e parë.
U duk e lehtë ndërkohë që të dytën Mesi me shokë nuk ‘ekzistojnë’ në fushë. Në harkun e 7 minutave, Levante që në shtëpi luan me uniform të njëjtë si Barcelona, shënon 3 herë për një fitore historike. 3-1 shifrat përfundimatrë.