Kuartararo i pari…në provat zyrtare
Do të jetë Fabio Kuartararo ai që do të niset i pari. Në provat zyrtare të MotoGP në Malajzi, francezi zhvilloi një garë impersionuese me ‘Team Petronas’, me kohën 1:58.303.
Në kushte klimaterike jo të favorshme, gara e ndezur deri në fund, ofroi të dytin në start Vinjales ndërsa i treti Morbideli.
Vendi i 6-të për Rosin, ndërsa Doviciozo, i dyti në klasifikimin e përgjithshëm, dëshpërimisht i 10-ti.
Lajme jo të mira edhe për kampionin e botës Mark Markez. Spanjolli me Honda, u rrëzua dhe nesër në mengjez, do duhet të niset nga vendi i 11-të.