Duka pa dilema: Inagurimi me 17 nëntor

Nuk ka dilema lidhur me inagurimin e stadiumit të ri në Tiranë. Në një dalje publike, Presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka hedhur poshtë të gjithëa lajmet konfuze të ditëve të fundit se ndeshja Shqipëri- Francë- do luhet larg Tiranës.

Flet edhe për trajnerin Edi Reja dhe faktin që tifozët vijnë për të parë Francën dhe jo Shqipërinë…

‘Po punohet me intensitet deri në datë 17. Tani jemi duke i dhënë dorën e fundit, duke montuar disa pajisje, duke pastruar dhe duke bërë gati të gjitha, për inaugurimin.

Stadiumin e kanë inspektuar disa specialistë të UEFA-s, duke qenë se kemi dhe ndeshje me Ferancën, kanë ardhur dhe përfaqësues të mediave franceze, gazetarë, komentatorë. Specialistët kanë marrë shënim vërejtjet, të cilat nuk janë shumë esenciale dhe po i riparojnë.

Gazetarët dhe komentatorët do të vendosen në katin e parë në tribunë, pasi sipas tyre është dukur më e përshtatshme. Nuk ka asnjë dyshim që stadium do të inaugurohet në datë 17, vetëm forcat madhore e ndalojnë”.

Reja? Nuk jemi ulur ende por ai do të jetë trajeri i Shqipërisë. Edhe diçka, luajmë një ndeshje të kampionatit të femrave por dyshoj se njerzit do të vijnë vetëm për Shqipëri-Francë. Si duket për të parë Francën’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!