Seria A dhe La Liga, kampionatet pa ‘pushime…’
Kalendar i ngjeshur sportiv në Seria A dhe në La Liga.
Pas dy takimeve të djeshme sot java e 10-të italiane me shumë sfida interesante.
Napoli pas tri ditëve mbushur me polemika (shkak barazimi i kaluar me SPAL),do të presë në orën 19:00 Atalantën e çudirave të Gasperinit.
Të tjerat në orën 21:00 me takimet Juventus- Xhenova, Kaljari- Bolonja, Lacio- Torino, Sampdoria- Leçe, Sasuolo- Fiorentina dhe Udineze- Roma. Nesër, në program Milan- SPAL Ferrara.
Në La Liga, Valencia- Sevilja (19:00) shihet si ndeshja e ditës, teksa në fushë do të jenë edhe Real Madrid në derbin me Leganes, Bilbao- Espanjol, Sociedad- Levante, dhe Betis- Selta.