Mesi dhe Lukaku, golat magjikë të mbrëmjes

Seria A: Parma- Verona 0-1, Breshia-Inter 1-2

La Liga: Alaves- Atletiko Madrid 1-1, Barcelona- Vajadolid 5-1

Edhe pse e martë, u luajtën shumë takime në europë. Kështu në Seria A,  Parma dhe Verona u ndeshën në ‘Tardini’ me sfidën që përfundoi 0-1 për skuadrën e Rrahmanit dhe Kumbullës. Lazoviç për miqtë, shënoi në të 10-tën duke mjaftuar për tri pikë.

 Në 21:00, Breshia priti Interin. Por edhe në ‘Rigamonti”, kualitetet e skuadres së Kontes, bejnë diferencën. Fillimisht Lautaro në të 23-tën dhe në pjesën e dytë Lukaku me një supergol në të 63-tën, garantuan pikët maksimale Interit. Edhe pse Shkrinjar në të 76′-tën, shënoi një autogol.

Në Spanjë luajti Alaves- Atletiko Madrid dhe Barcelona- Vajadolid. E para u mbyll 1-1 me Atletikon që kaloi e para në avantazh me Moratën në të 70-tën ndërkohë që Alaves barazoi në të 83-tën me Lukas Perez.

Në takimin tjetër, Barcelona dhe Mesi dhurojnë spektakël në “Kamp Nou”. Lenglet, pa u bërë 2 minuta lojë, shënon golin e parë për skuadrën katalanase ndërsa në të 15-tën, Kiko Olivas, barazon për miqtë e Ronaldo ‘Fenomenit’.

Pas këtij çasti, në skenë ngjitet jashtëoksoiri Mesi. Fillimisht jep një asist brilant për kilianin Vidal, i cili po ashtu, fluturimthi shënon dhe më pas, Leo magjeps këdo që ka sytë te ai, me një gol nga loja e ndaluar dhe në të 75-tën, të dytin personal pas asistimit të Rakitiç. Nuk mungoi i 5-ti nga Suarez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!