Kolum, skocezi i vetë-‘VAR’…

Trupa gjykuese, ka pranuar fajin dhe ka kërkuar falje klubit Roma
Jehona e gafës së arbitrit skocez Kolum me atë penallti të shpikur në fund të takimit Roma- Gladbah, në favor të miqëve, ka bërë që të gjithë në klubin romak, të ngrenë zërin.
Në Europa League, nuk ka sistem VAR, dhe kjo gjë ka ngritur pikëpyetje në qarqet sportive në nivel të lartë europian.
Në futbollin e sotëm, ndërsa çdo aksion, çdo gol, çdo pikë, vlen milona, ‘shaka’ të tilla, janë jashtë mode. Në Itali, VAR ‘përndjek’ Serinë A, ashtu sikundër në evente apo kampionate madhore.
Këtu ngrihet pikëpyetja, pse videoasistentët mungojnë në kompeticionin e dytë më të rëndsësishëm në kontinent? Roma ka të drejtë…
