Nga spektakli te surprizat, Kupa e ‘vogël’ i thotë të gjitha…


Europa League, ndeshje në grupe:

Ndeshje të shumta në grupet e Europa League sot. Fillimisht në 18:55 dhe pjesa tjetër në orën 21:00.

Pamja magjike në stadiume të ndyshme si ajo e Frankfurtit (foto kryesore) dhe antiteza turke me lojtarët e Bashaksehir që festojnë sërish me ‘modelin’ ushtarak’.

Gola e surpriza pa fund por në takimet e mbrëmjes pati dhe ‘lumë’ shtyllash… Rëne e Francës luajti me 9 futbollistë për gati 45 minuta. Një penallti inekzistente kundra Romës, qesharake në limite…

Arbitri elbasanas Enea Jorgji ishte i përzgjedhuri i UEFA-s për takimin mes Azeta Alkmar dhe Astanës. Takimi përfundoi 6-0 për vendasit. Notë maksimale për Jorgjin dhe ndihmësit e tij Denis Rexha e Ridiger Çokaj.

Një tjetër shqiptar protagonist në fushë.  Strakosha i Kombëtares, ishte në një mbrëmje të madhe teksa në Gllazgou mbrojti plot siguri portën e Lacios ndaj Selltik gjatë pjesës së parë. Në të dytën, pëson 2 gola.

Rezultatet e ditës:
18:55
Alkmar – Astana  6-0
Bashaksehir – Volsberger  1-0
Beshiktash – Braga  1-2
Roma – Gladbah  1-1
CSKA Moskë – Ferencvarosh  0-1
Porto  –  Rejnxhërs 1-1
Gent  –  Volfsburg 2-2

Ludogorets  –  Espanjol 0-1
Partizan Beog.  –  Mançester Junajtid 0-1
Karabak  –  APOEL   2-2
Slovan Bratislava  –  Volves 1-2
St. Etiene  –  Oleksandria 1-1
Jang Bojs  –  Fejnord 2-0.

21:00

Arenal – Guimaresh 3-2
Selltik  – Lacio      2-1
Dinamo Kiev -Kopenhagen 1-1

Frankfurt  – Std. Liezh 2-1
Getafe  – Bazel  0-1
Malmo  – Lugano 2-0
PSV Einthoven  – LASK  Linz 0-0

Rëne  – Kluzh   0-1
Sevilja  – Dudelanzh 3-0

Trabzonspor -Krasnodar 0-2

Sporting – Rosenborg 1-0





Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!