‘Dhelprat’ janë ‘9-të’…

 Pikante nga kampionatet europiane:

Sauthempton- Lieçester 0-9 Verona-Sasuolo 0-1, vijarreal- Alaves 4-1

Të tjerat kanë luajtur nga 9 (javë), Lieçester bën 9 (gola) dhe golin e 9-të e shënon numri 9-të Vardi.

Kjo është panorama e mbrëmjes së sotmnë Premier Ligë, teksa takimi Sauthempton- Lieçester, ka përfunduar me shifra të pazakontë 0-9. Lesteri protagonist absolut në fushë, duke fituar me shifra historikë. Grdhin i dyti pas Liverpulit. Së paku der nesër.

Brendan Roxhers, përpos ‘dhelprave” futet në ‘libra’ si trajneri me fitoren më të thellë në një kompeticion të lartë. Edhe Ranieri që e eshpalli kampion Lesterin, do ta kishte zili.

Nga ana tjetër Sauthempton pëson humbjen më trishtuese në histori. Në atë rrebesh golash dhe shiu, ka kurajon të shkojë pas takimit për të duartrokitur fansat. Veç në Angli ngjet…

 Në Seria A, Verona e Kumbullës dhe Rrahmanit e pëson në shtëpi. Një gol në të 50-tën nga miqtë, ka prishur tërë mbrëmjen veroneeze e cila e konsideronte Sauolën si kundërshtar direkt për ta lanë pas vetes.

 Në La Liga, Vijarreal shpalos gjithë arsenalin e tij prej “kanerine” dhe i bën “gjëmen” baskëve të Alaves. 4-1 shifrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!