Shkëndija ndal Dinamon e Kievit për moshat…
Shkëndija e Tetovës u kthye te fitorja dhe Ernest Gjoka në krye të tetovarëve merr sinjale pozitive në një takim të cilin e kishte përgatitur deri në detaje (3-0 ndaj Sileks).
Por ajo që është dukur pozitive për klubin, lidhet edhe me paraqitjen pozitive në UEFA Youth League nga Shkëndija e moshave.
‘Shpresat kuqezi kanë zhvilluar paraqitje shumë pozitive, duke barazuar 2:2 me favoritin e madh Dinamo Kiev në ndeshjen e kthimit të xhiros eliminatore të UEFA Youth League.
Humbja bindëse 8:0 në sfidën e parë në Kiev nuk linte fare hapsirë për të shpresuar kualifikimin, kështu që Shkëndija U19 në sfidën e luajtur në Shkup hyri me objektiv përmirësimin e imazhit dhe në fund i’a arriti qëllimit me barazimin ndaj rivalit të madh dhe shumë cilësorë.
Shkëndija U19 avansoi e para në minutën e 25-të me golin e Genc Gashit për epërsi 1:0 pas pjesës së parë. Ukrainasit nivelizuan rezultatin në minutën e 52-të kur Amzai i Shkëndijës shënoi në rrjetë të gabuar, që në minutën e 90-të Voloshyn nga penaltia të shënonte për epërsi 1:2 të miqve.
Shpresat kuqezi nuk u dorëzuan dhe në kohën shtesë fituan penallti që nuk u konvertua në gol nga Rexhepi, mirëpo gjithsesi barazimin 2:2 do ta sillte Ediz Spahiu që shënoi në rrjetë të Dinamos.
Kuqezinjtë për herë të dytë në histori ishin pjesë në eliminatoret e UEFA Youth League, version i Champions League për futbollistë të moshës nën 19 vjeç, por shorti nuk ishte me fat kur i vuri përballë gjigandëve ukrainës, Dinamo Kiev’-shkruan klubi në sajtin zyrtar.