Botërori i klubeve, Infantino, zgjedhje historike…

Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s nga Shangai i Kinës, zbardh kompeticionin e ri të klubeve që starton në vitin 2021. Eliminohet Kupa e Federatave dhe starton Botërori i Klubeve me 24 skuadra.

Kina është shteti pritës. Gjatë muajit qershor e deri në korrik, kampionati me 8 skuadra europiane, 6 nga Amerika e Jugut dhe 10 nga Azia, Afrika, Oqeania, Amerika Qëndrore e Veriore, plotësojnë pazëllin e këtij ‘botërori’.

Për t’u vendosur nga FIFA dhe Federata e Kinës, se në cilat impiante do të luhet. ‘Zgjidhje Historike’, e ka quajtur kreu i FIFA-s këtë kompeticion të ri që merr jetë nga Kina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!