Kastrioti me sponsor të ri…

‘Duke filluar nga dita e sotme, Kastrioti bëhet me sponsor te ri.
Kompania e njohur e “EHW Group”, duke filluar që nga kjo javë do të ketë të stampuar në uniformat zyrtare të ndeshjeve të Kastritit logot e saj, ku në pjesën e përparme do të jetë e vendosur logo e Ujit “Qafshtama”, ndërsa në pjesën e pasme të uniformës, do të jetë e stampuar logoja e “EHW”.
Sa i takon dizajnit, uniformat vijojnë të jenë të kompanisë “UHL Sport”, ndërsa ngjyrat e uniformave zyrtare të ndeshjeve do të jetë e kuqe, dhe e bardhë‘- shkruan klubi në zyrtaren e klubit.
