Vllaznia leksion në Vlorë, tri pikë ‘europe’

Kategoria Superiore, java e 9-të: Flamurtari- Vllaznia 1-3 (Sukaj 34’/ Kruja 31’Krymi 72′ Uenderson 92′)

Vllaznia e Shkodrës mposht në Vlorë Flamurtarin 1-3 dhe konfirmohet forcë e dytë e Superiores. Së paku deri nesër, teksa partizani do të luajë takimin e fundit të javës me skndërbeun në kryeqytet.

Kruja për kuqeblutë, ndoqi një aksiontë bukur nga e djathta dhe te shtylla e dytë, goditi saktë duke shënuar në të 31-tën.

Pa kaluar pak minuta një shkodran i Flamurtarit edhe pse në pozicion jashtë loje, barazon shifrat. Është Xhevahir Sukaj që në të 34-tën balancon situatën e golave.

Kartoni i kuq i Deliajt, duket se ka privuar vendasit për të qëndruar në ‘lojë’.

Kapiteni Krymi në minutën e 72-të dërgon sërish përpara shkodranët ndërkohë që në fund Uenderson me një kryevepër shënon edhe të tretin duke hipotekuar tri pikët e Vllaznisë. Flamurtari, nuk bën dot përpara e mbetet me 2 pikë në fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!