Shkëndija e Bulkut, humbja nuk evitohet

Liga e Kampionëve: Youth League: Sherif Tiraspol – Shkëndija e Tiranës 1-0

Shkëndija e Tiranës, e drejtuar nga Ervin Bulku, luajti sot në transfertë takimin e Youth League me Sherif Tiraspol të Moldavisë deri në 19 vjeç.

Në debutim, të vegjlit e Shkëndijës, u mundën 1-2 në të vajtjes, çka la shumë pak shpresë për takimin e sotëm.

Në fakt sot, edhe pse moldavët fituan 1-0, me një gol të shënuar nga Gaiu në të 32-tën e pjesës së parë, skuadra nga Tirana, ka bërë një paraqitje mjaft të mirë.

55% me 45% ishte kontrolli i lojës nga Shëndija e cila në këtë takim gjuajti edhe 5 korne dhe 7 gjuajtje në portë. Gjithësesi, takimi i parë i humbur në “Elbasan Arena”, ka kondicionuar jo pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!