Pike, merr nipin e Shakirës te Andorra…
Tarik Antonio Mebarak, nipi i Shakirës, është bërë pjesë e skuadrës së bashkëshortit të këngëtares kolumbiane te Andorra.
Zherard Pike, e mori djalin 19 vjeçar, të njërit prej vëllezëve të Shakirës që jetojnë në Kolumbi dhe e angazhoi me skuadrën e dytë të principatës, ndërsa Mebarak luajti për 90-të minuta në takimin e ditës së diel.
Më herët Mebarak ishte aktivizuar me Santa Fe të Botogas dhe te të rinjtë e Atletiko Barrankuila po në Kolumbi.