Junajtid, ndeshje e madhe, Liverpul i pathyer…

Premier League: Mançseter Junajtid- Liverpul 1-1
Kryesfida e Premier League,ajo Mançester Junatid- Liverpul pati shumë për të thënë në këtë javë të 9-të.
Në ‘teatrin e ëndrrave’, Junajtid me misionin për të ndalur kampionët e europës, teksa në 8 të parat, kishin fituar të gjitha takimet. Por dhe për t’i dhënë suport vetes dhe trajnerit Ole Gunar Sojskjaer i vënë në shenjestër.
Liverpul zbret në fushë pa Salah por me gjithë arsenalin tjetër për të konfirmuar supermacinë në Premier.
Loja iu besua Atikson, gjyqtarit të Serbi- Shqipëri e 2014-ës. Grintë, cilësi raste, VAR dhe dy gola. Moviola prezente por ndryshe nga kampionate të tjerë në Europë, në Angli, gjithçka vjen e filtrohet sipas rregullores.
Kthyer te kronika, ajo nisi me golin e Rashford në të 38-tën. Një gol i anuluar me të drejtë nga VAR për ‘Reds’ dhe pjesa e dytë…
E gjitha nën kontrollin e skuadrës së Klop. Barazimi vjen në fund, teksa Adam Lalana në të 85-të barazon për një 1-1 final.
Pas kësaj ndeshjeje, Liverpul me Alison të kthyer, vijon kryesimin me 25 pikë, 6 më shumë se Siti që vjen i dyti. (video)