Partizani bën kampionin, Tirana tri pikë frymëmarrjeje…

Java e tetë: Luftetari- Bylis 1-1, Tirana- Laçi 2-1, Vllaznia- Partizani 1-3, Skënderbeu- Kukësi 0-0.

Kategoria Superiore nisi ditën me takimin Luftetari- Bylis. Ndeshje e cila edhe pse përfundoi në barazim, pati tension. Vendasit udhëhiqnin deri në minutën e 75-të kur gjyqtari vendosi për një penallti të dyshimtë në favor të miqëve. Rezultatin 1-1, e siglon portieri Hidi që tashmë po kthehet në goleador për skuadrën e tij.

Vëmendje maksimale në Shkodër, aty ku Vllaznia dhe Partizani mbyllën pjesën e parë 1-1. Pjesa e dytë edhe pse nën mbështetjen e rreth 6 mijë tifozëve vendas, Vllaznia ndëshkohet atëherë kur nuk e priste. Në kohën shtesë është një shkodran që kalon përpara të kuqtë.

Eraldo Çinari pllakos heshtjen në të 92-tën ndërkohë që në këtë çthurje të Vllaznisë, përfiton edhe Asani të shënojë golin e tretë pas një minute.

Në ‘Selman Stërmasi’, Tirana me Laçin nisin me vrull. Goli vjen në minutën e 4 për bardheblutë pas një goditje të telekomnaduar të Dungës që shënon të parin.

Reagimi i Laçit është konkret dhe Nuabueze me një gjuajtje tokazi e dërgon sferën në rrjetë. Ëshë minuta e 6-të. Më pas duket se ritmi bie dhe skuadrat më së shumti qarkullojnë. Në fund të pjesës së parë vjen sërish goli për Tiranën.

Këtë radhë, njëri nga lojtarët më të mirë në fushë Kale, gjuan nga distanca por dhe këtë herë gjen të papërgatitur Stazhillën, ndër pikat më të dobëta të kurbinasve.

Në pjesën e dytë, Laçi tenton disi më tepër por nuk ka qartësi para porte. Dalja jashtë e Tekos në momentin e papërshtashëm…

Moment i diskutuar për një ndërhyrje të Hoxhallarit ndaj Fangajt në zonë që gjithsesi nuk konsiderohet faull nga Beqiri. Në kahun tjetër bardheblutë i afrohen golit të tretë ndërsa Dunga nga 10 metra larg e me pamje të lirë, godet shtyllën.

Trajneri i ri dhe fanelat e reja (tradicionale), nuk i sollën fat bardhezinjëve, ndërkohë që Tirana e Memës edhe pse fitoi, për të qenë kompetitivë, duket se ka shumë punë për të bërë.

Dueli i Korçës mes Skënderbeut dhe Kukësit nuk dha gola. Në fak jo kështu, pasi në start, korçarët shënojnë me Meksin por që virojtësi e anuloi për jashtë lojë. Mjaft i diskutuar.

Në vijim, është sërish Skëndërbeu që luan më mirë dhe po ti referohesh rasteve ato ishin më të shumtë në kahun e korçarëve. Kukësi nuk po del dot në nivelin që të gjithë presin.

Yjet verilindorë, duken në ngërç dhe objetivi titull, vjen e largohet edhe më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!