Në Vlorë ‘Kick-Boks’ por dhe mesazhe…

Vlora, Tirana, Durrësi,Shkodra,Gjirokastra, Elbasani dhe Fieri, ishin qytetet e vëndit që u përfaqësuan në një aktivitet Kick-Boksi zhvilluar në qytetin e Vlorës.
Një aktivitet sportiv që vjen në muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Muaji tetor falë sensibilizimit glogal evidentoi në gjithë botën sëmundjen që po trondit shoqërinë e gjinisë femër.
Mes sensibilizimit dhe sportit, pati edhe trofe për fituesit. Gjithësesi, një aktivitet i tillë, përpos vlerave dhe mesazhëve që përcolli, duket se ka shërbyer për t’i dhënë udhë më të gjërë këtij sporti të ri në vëndin tonë.
