Interi nuk pret, në sulm për Dzyba…

Aleksis Sançez i operuar dhe Interi që ‘vajton’ kohën e kthimit të kilianit në pranverën e ardhëshme.

Marota dhe Konte në lëvizje për sulmues. Një kthim i Ibrahimoviç 38 vjeçar, po pasohet orët e fundit nga të tjerë futbollistë me mundësi afrimi te zikaltërit. I fundit lidhet me rusin Artem Dzyba.

Siç raporton ‘Il Giornale’, sulmuesi është në fund të kontratës me Zenit Petersburg në kampionatin rus dhe mundësia e trasferimit është disi më e lehtë.

Në fakt Dzyba, pëlqehet nga Konte. Largohet edhe pista e afrimit të Xhuzepe Rosit që trajnohet te Vijarreali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!