Debuton Gjoka, Shkëndija në provë ‘zjarri’


Nesër në 14:30, supersfida Shkëndija -Akademija Pandev. Gjoka me mision rekuperimin e pikëve ndaj të dytëve të ‘Prva Liga’

Shkëndija e Tetovës pas emërimit të Ernest Gjokës në timon, pritet t’i bëjë një nisje të mbarë javës maqedonase të ‘LPFMV’ nesër.

Në prag të javës së dhjetë, kuqezinjtë duken të angazhuar dhe ndaj Akadimia Pandev, besohet se suksesi do të jetë në kahun e kampionëve të Shkëndijes.

Fitorja në miqësore ndaj Drites së Gjilanit 4-0, tregon se Shkëndija me profilin e ri, teksa udhëhiqet nga një teknik kampion,është kthyer në ditë të mira.

Në këtë takim, tetovarët do të njohin edhe disa rikthime të futbollstëve të ndryshëm që patën anagazhime me kombëtaret e tyre. Bejtullai, Radeski (Maqedonia V), Zejnullai (Shqipëri U-21), Sadriu (Kosova U-21), janë lojtarët e kontigjentit të tetovarëve.

Por jo gjithçka do të shkojë vaj për Gjokën.Kthimi i Micit dhe Çeshmexhiev  nga pezullimi, pasohet nga mungesat e Xhunior (5 kartonë) dhe dëmtimet e Nafiut dhe Merxhanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!