Francë-Turqi, ndeshja e tensionuar…
Francë- Turqi në rrezik. Franca shtet është kundër sulmeve turke në Sirinë Veriore. E ka bërë përmes ministrit të jashtëm dhe atij të mbrojtes duke hedhur poshtë veprimet e kerut turk Erdogan.
Politika, duket se ka zbritur në fushë pasi sonte në ‘Stade de Denis’ të Parisit, është në program ndeshja e grupit H kualifikues ku aspiron edhe Shqipëria, Francë- Turqi.
Hipotezat për një shtyrje të kësaj sfide, kanë marrë këtë përgjigje nga autoritetet franceze teksa kanë deklaruar se këtë nismë, mund ta marrë vetëm UEFA.
Ndërkaq, Parisi është blinduar me polici. Francë- Turqi, jo një sfidë e zanokshme. Lideri i djathtë Lagrade, ka postuar në rrjete, teksa Equipe del me një titull…të fortë.