Botas, fitorja në Japoni

Valteri Botas, finlandezi i Mercedez, fiton GP e Japonisë në Formula 1. Për pilotin e dytë të skuderisë kampione, sot për konstruktorë, ishte trofeu i 3-të personal.

Nisje perfekte e Botas që shfrytëzon mometin jo të mirë të startit të Ferrarit me Fetël në ‘prima fila’.

Në fund, në Suzuka, feston Botas dhe pas tij Fetël që me kokekuqen renditet i dyti. Vendi i tretë për Lius Hamilton i cili në deklaratat e post garës, foli shumë shkurt, duke mos u dakortësuar me vetën.

Por kampioni i botës në fuqi, me vendin e tretë në pisten japoneze, i ka dhuruar matematikisht vendin e parë Mercedezit për konstruktorë.

Britaniku, ndërsa në lojë janë dhe 4 gara, shumë pranë titullit të 6-të personal. Vetëm Botas, mund ta surprizojë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!