Ballkani thyen Prishtinën,kryeson IPKO-n
IPKO: Ballkani- Prishtina 1-0, Vushtrria- Flamurtari 2-2, Trepça’89-
Feronikeli 1-1
Në IPKO Superligën e Kosovës, u luajtën sot tri takime. Në Therandë, takimi mes mes Ballkanit dhe Prishtinës përfundoi 1-0 në favor të vendasëve që pas 9 javëve e shohin vetën në krye të IPKO-s. Dallku, pas dy fitoreve në krye të Prishtinës, ka njohur humbjen e parë.
Sakaq, bollëk golash te Vushtrria- Flamurtari. 2-2 shifrat që më në fund duket se kënaqin dy ekipet. Arsyeja e thjeshtë, skuadrat vinin pas rezultateve jo të mira.
Dueli Trepça ’89-Feronikeli, është mbyllur në shifrat 1-1. Pjesën e parë e fituan vendasit teksa në të dytën Hoti barazoi për kampionët e Kosovës në fuqi.