Reja, ndeshjet që duhen fituar…

Edi Reja si gjithnjë tregohet i sinqertë para mediave. Foli për të gjitha, dhe tha se ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë duhen fituar. Gjithnjë nëse Shqipëria synon një kualifikim historik për ‘Euro 2020’.

Dua t’i jap kohë të rinjve si Selahi dhe Seferi. Edhe Trashit…”-thotë Reja që ecën:

“Shkojmë me besim që mund të bëjmë mirë. Edhe ne po bëjmë një skuadër për të bërë rezultate kudo. Kanë ekip me cilësi por edhe ne po i tregojmë se mund të formojmë një grup të rëndësishëm dhe të marrim rezultate kudo.

Shkojmë më bindje se mund të bëjmë lojën tonë, ata janë të shpejtë në kundërsulme. Por nga ana taktike mund t’i vëmë në vështirësi. Objektivi jonë i vetëm është të bëjmë një ndeshje të madhe. Pastaj edhe barazimi na penalizon, kemi vetëm një shans të fitojmë.

E dimë që kjo është mundësia e fundit për të kapur europën. Shkojmë për ndeshje pozitive dhe për ne vlen vetëm fitorja. Turqisë i mjafton ndoshta edhe 1 pikë por ne duam ndeshje pozitive dhe rezultat”.

Kontrata? Kemi folur edhe herë të tjera, ajo që më intereson është të punojmë mirë. Pastaj vlerësimet i bëjmë në nëntor, pasi të përfundojmë këtë cikël ndeshjesh. Kemi ndryshuar diçka edhe nga ana mentale, Kam besim te kjo skuadër. 

Dy ndeshje jashtë? Do ti bëjmë dy ndeshje se s’bën. Vendosën episode në Islandë. Na presin dy ndeshje ku me Turqinë e veçoj sepse është e fortë nga ana taktike dhe fizike.

Pres nga lojtarët e mi lojë të mirë dhe perfekte nga ana e tyre. Parashikimet për mendimin tim nuk kanë vlerë. Turqia është e fortë në shtëpi. Shoh skuadrën time dhe nëse kundërshtari luan më mirë do të marrë fitoren. Kjo skuadër ka cilësi dhe këto do shoh.

Do bëjmë lojën tonë të mirë dhe mendoj se me cilësitë që kemi mund të bëjmë rezultat të mirë. Do të jetë e vështirë por mund të arrijmë rezultate pozitive”.- ka deklaruar ndër të tjera kreu kuqezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!