Mark Markez, ‘mister 8’
Mark Markez shpallet kampion bote në MotoGP. Spanjolli i Hondas fitoi sot garën e Buriramit në Tajlandë, duke lënë prapa Kuartararon, Vinjales dhe Doviciozon.
Absolutisht njeriu javës sportive në botë. Në prova të lira i shpëtoi një aksidenti të frikshëm ndërkohë që sot, mes një super gare mbi motorë, siguron titullin e 8- kampoin bote.
Katër gara nga fundi. I pyetur nëse do synojë të thyej çdo rekord duke tentuar 15 tituj, Markez tha:
“Jam shumë i lumtur për suksesin. Nuk mendoj. Nuk jam një supermen. Tani jam në kuotën 8 dhe do provoj të vijoj kështu, por çdo vit është ndryshe. Sigurisht objektivi do të jetë të fitoj edhe në 2020’- tha 8 herë kampioni i botës në MotoGP, Mark Markez.