Laçi humb fillin me kreun…

Kategoria Superiore: Laçi- Bylis 0-0

Shtatë ndeshje shtatë pikë. Laçi zhgënjen në shifra ndërsa sot në shtëpinë e tij, nuk ka mundur të thyej Bylisin.

Një ndeshje e cila nisi jo me ritmin e duhur, ndërsa skuadrat pritën gjatë për të nisur të shohin nga sulmi. Një rast i Xhixhës (pretendohet penallti, pamja në foto), shumë pak.

Mesfusha, ajo që dhe projekton sulmet respektive ishte disi në hije. Sidomos ajo bardhezi ku askush nuk merr përsipër të organizojë.

Në sulm, Nuabueze u pa intënsiv përgjatë gjithë lojës por Dovedan i kishte marrë mjaft mirë masat për të evituar rrezikun e sulmuesit kryesor të bardhezinjëve. Në çdo kontakt ai u pa nën morsën e Bicajt që alternohej me Goxhajn.

Në anen tjetër edhe Bylis nuk u pa agresiv. Shpesh formacioni mik, mjaftohej me topa në thellësi por pa mundur të rrzikojë seriozisht. Në pjesën e dytë, kurbinast janë me marsh të lartë. Krijojnë më shumë dhe Teko, është ai që bën protagonistin në të majtë.

Raste për të shënuar ka vetë Teko, Xhixha, Domgjoni dhe Deliu, por askush nuk e thyen dot Hidin që në rastin e Tekos, u tregua vërtetë me klas.

 Në fund, Bicaj lë skuadrën me 10 futbollistë, ndërkohë që Laçi, humb kapitenin Gjoni i cili në një përplajse me kundërshtarin, u dëmtua në dorë duke u transportuar për në spitalin e qytetit.

 Fundi pas 5 minutave shtesë, mbyllet pa gola. Laçi, krijoji e rrezikoi më shumë, por shifrat teknikë ishin ata të fillimit, 0-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!