Gjoni në spital, kapiteni thyen krahun…

Kapiteni i Laçit Englentin Gjoni, figuron me thyerje dore. Pak minuta nga fundi, mbrojtësi kyesor i bardhezinjëve, u përplas me njërin nga lojtarët e Bylis dhe mbeti i shtrirë në tokë.
Fillimisht u duk sikur Gjoni 26 vjeçar, pati një ndrydhje në krahun e majtë, por rënkimi i lojtarit që kurrë nuk ka abuzuar me rregullat e ‘fair-play’-t, i ka detyruar mjekët e skuadrës të thërrasin autoambulancën që gjëndej aty pranë.
Pas transportit në spitalin Rajonal të Laçit, mësohet se mbrojtësi, ka thyerje të krahut. Një situatë aspak e mirë për lojtarin dhe skuadrën që në këtë mënyrë, humb për disa javë njërin nga titullarët absolutë.
Gjoni mbate rekordin e takimeve pa ndërpreje me kurbinasit. Sot ai luajti takimin e 59-të radhazi…