Barcelona poker Seviljes, dy pikë larg kreut

La Liga: Barcelona-Sevilja 4-0

Barcelona me rikthimin e plotë të Mesit, ngjan me një makineri golash. Edhe pse sonte pati përballë Seviljen e fortë, skuadra katalanase i bëri mirë detyrat në “Camp Nou”.

Që në fraksionin e parë Suarez, Vidal dhe Dembele, i dërguan në tri shifrat për Barcelonën.

Në pjesën e dytë, Sevilja kërkon golin e parë, mirpo protagonisti është ai që nuk mund të mungonte në këtë goleadë. Lionel Mesi, në minutën e 78-të plotëson pokerin e blaugranëve.

Në finale, vendasit mbesin me 9 futbollistë, por loja nuk ndryshon rrjedhë dhe 4-0 e pastër për ekipin e Valverdes ndërsa kap vendin e dytë, dy pikë pas Realit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!