Tirana në ‘gjumë’, Luftetari thyhet në fund…

Partizani- Teuta 1-1 (Trashi 45+3’/ Avdyli 37′), Flamurtari-Tirana 2-2 (Ngo Aut 13′, Hoxhaj 90+2/ Hasani 4′,38′) Skënderbeu- Luftetari 2-0 (Dita pen 90+2′, Muja 90+4′)

Tani, Ardian Mema e ka pisk. Tirana humbi derbin dhe të gjithë ishin të lajmëruar. Kryeson në Vlorë deri pas minutës së 90-të dhe mbrrihet nga Hoxhaj i Flamurtarit.

Skuadra nuk ka ekuilibrat e duhur, jashtë shfaqet problematike në mardhënje mes lojtarëve dhe stafit. Për pasojë në fushë sot, dy golat e Hasanit, konvertonen në një pikë zhgënjyese.

Meritë Flamurtari që duket sikur është pasuruar me lojë kualitete dhe besim. Gjën pikën e dytë sezonale.

Partizani- Teuta në ‘Selman Stërmasi”, kryendeshja e ditës përfundon barazim. Një karton i kuq i Romeros në të 36-tën i ka prishur kartat e Lerdës që pikërisht në atë moment e sheh skuadrën e tij poshtë një goli.

Megjithatë Trashi në kohën shtesë të së parës, realizon një kryevepër nga loja e ndaluar duke sjellë qetësinë në kampin e kuq. Infiroriteti numerik ka parë Teutën më kërkuese në të dytën por raste të pastra pati edhe Partizani.

Pa praninë e tifozëve, shkak disiplina, Çinari u hutua në një monet ideal për 2-1 teksa Frashëri pas përgjegjësisë te goli i Trashit, reagon në vështirësi. Në fund, Teuta që ruan kreun me 12 pikë.

Skënderbeu vuan në maksimum në Korçë ndaj Luftetarit. Pjesa e parë e dominuar nga vendasit, nuk prodhoi asgjë teksa në të dytën ‘ujqërit’,shtuan ritmin dhe patën disa mundësi të arta për të kaluar përpara.

Goli vonon por nuk harron. Një penallti në fund e shndërruar në gol nga nga Dita (90+20 dhe një i dytë në 90+4, nga Muja, hjapin tri pikë Skënderbeut që përgjatë gjithë këtyre javëve, është shfaqur me hope.

Pas zhvillimëve të javës, korçarët janë në krye së bashku me Teutën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!