Reja ndjek Partizani- Teuta, nesër lista…

 Edi Reja prezent në Partizani- Teuta. Trajneri i Kombëtares Shqiptare teksa nesër pritet të dalë në një konferencë për shtyp lidhur me listën zyrtare për dy takimet me Turqinë dhe Moldavinë, i shoqëruar nga ndihmësit Ervin Bulku dhe Hamdi Salihi, ndoqi takimin kryesor të ditës.

Italiani 73 vjeçar, u pa shpesh në humor përgjatë qëndrimit në ‘Selman Stërmasi’, teksa shpesh, ka këmbyer batuta me ndihmësit në krah.

Nuk dihet nëse tekniku, ka ndjekur këtë takim për të vëzhguar disa lojtarë që ka në listë por një gjë është e sigurtë. Tekniku pavarësisht se ndoqi takimin, mendjen e ka te dy përballjet vendimtare për Grupin H.

Aty ku Shqipëria e tij, duhet të fitojë deomos 2 transfertat me Turqinë dhe Moldavinë për kualifikueset e ‘Euro 2020’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!