Portieri Teqja bie nga lartësia,FSHF deklaron: ‘Jashë rrezikut’
Në lagjen ‘Medar Shtylla’, portieri i Partizanit Aldo Teqja, 24 vjeç, ra nga një lartësi e madhe duke rrezikuar jetën.
Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Tiranë me portierin e Partizanit, Aldo Teqja, ndërsa ra nga kati i 6-të, ka bërë që në spitalin e traumës në kryeqytet,të vërsulën me nxitim shumë miq të portierit, drejtues të FSHF-së por dhe nga klubi i Partizanit.
Është pikërisht institucioni më i lartë i futbollit teksa pas konsultimeve me specialistët e fushës, ka dhënë edhe një deklaratë lidhur me kondicionin aktual të ish-portierit kuqezi të moshave.
“Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.
Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjendja ish-portierit të përfaqësueses U-21, është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshëm nga mjekët”.