Shqipëri kërkuese, në ‘Elbasan Arena’ Portugalia ka klas…

Euro 2021 Femra: Shqipëri-Portugali 0-1 (15′ Xh. Silva)

Shqipëria për femra, në grupin E, u ndesh sot në ‘Elbasan Arena’ me Portugalinë në një takim të vlefshëm për kualifikueset e ‘Euro 2021’, finalet e të cilit do të zhvillohen në Angli.

Në këtë takim, tekniku Vioresin Sinani, kishte hedhur në fushë një skuadër cinike, ndërsa edhe ndaj Portugalisë, absolutisht shumë superiore në kualitete, arriti të qëndrojë mirë. Sidomos në fraksionin e parë, teksa përpos golit të shënuar nga Xhesika Silva (15’), arriti të rrezikojë disa herë.

Për t’u evidentuar shtylla e Megi Doçit në të 30-tën dhe rasti i Begollit në fund të gjysmës së parë të ndeshjes. Në këtë fraksion, evidente loja e mirë e Qëndresa Krasniqit dhe Megi Doçit.

 Pjesa e dytë, ofron sërish portugezet kërcënuese. Autorja e golit futbollistja aktuale e Lionit, Xhesika Silva me klasin e saj, bën lëmsh disa herë krahun e djathtë, por dhe i afrohet golit në shumë raste. Mendez e futur në pjesën e dytë, një tjetër futbolliste që u pa dendur te porta e Rexhepit.

Në kahun tjetër, te Shqipëria, kalimi i minutave, sjell lodhje fizike. Madje edhe Doçi, Krasniqi, Begolli etj, bien nga ritmi i mirë fizik që treguan në pjesën e parë. Gjithësesi, pavarësisht humbjes, kjo ndeshje europiane, tregoi se skuadra kuqezi, ka ndryshuar për mirë.

Sakaq, pas 4 ditëve, Kombëraja femra, do udhëtojë drejt Finlandës për t’u ndeshur me vendaset nordike. Në grupin E, përpos Shqipërisë, bëjne pjesë edhe Finlanda, Portugalia, Skocia, dhe Qipro.

Shqipëri Femra:Rexhepi, Elezaj, Rrahmani, Bajraktari, Begolli, Morina, Krasniqi, Doçi, Gjini, Maksuti, Franja. Tr: Vioresin Sinani

Portugali Femra: Pereira, Marçao, Rebelo, D. Gomes, Borges, Markues, Ferreira, Neto, Norton, Silva, M.Gomes.Tr: Françisko Neto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!