Shkëndija e Tiranës, nesër në Champions League

Shkëndija e Tiranës U-19, në Champions League do të luajë nesër në “Elbasan Arena” me homologët e Sherif Tiraspol duke nisur nga ora 14:00.

Ervin Bulku, trajneri i Shkëndijes për këtë grup moshe, arriti të triumfojë ndaj Vllaznisë për të qënë ajo skuadra përfaqësuese në nivel ndërkombëtar .

Sezonin e kaluar, edhe pse larg pritshmërisë, ishte skuadra shqiptare e Vllaznisë që garoi në  ‘Youth’.

Në këtë takim të parë historik për U-19 të Shkëndijës së Tiranës, kundërshtari moldav, vjen si favorit por në kampin kryeqytetas, janë të përqëndruar për të dhuruar një sfidë me pretendime.

Së paku kështu është shprehur tekniku Bulku sot, për të interesuarit e mediave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!