Sheva në Milano, lëkundet Xhampaolo

Marko Xhampaolo e ka pisk.
Edhe pse në shtëpinë e Milan, thuhet se trajneri ka besimin e drejtuesëve, prania e Shevçenkos, ish- lojtarit legjendar të kuqezinjëve, sonte në Milano për Atalanta-Shahtjor, për Ligën e Kampionëve, shton zërat se trajneri aktual i Ukrainës, mund të jetë pasuesi i teknikut Xhampaolo.
Aq më tepër që drejtori Paolo Maldini, është një mik i madh i ukrinasit dhe se sonte në mbrëmje, është parashikuar edhe një darkë mes tyre.
Hipotezat e para janë pro një lëvizjeje të tillë dhe se ‘Sheva’, pritet të sjellë në bord edhe Mauro Tasotin si ndihmës.
Gjithsesi, ‘La Gazzetta dello Sport’,përcakton edhe arsyen kryesore pse ish-numri 9 –të i Milan, sot do jetë në stadium. Ka në vëzhgim disa lojtarë ukrainas.