Luftetari vuan me Turbinën, Kukësi me ‘breshëri’

Turi i Parë i Kupës së Shqipërisë: Partizani- Vora 1-0, Kukësi- Shkumbini 6-0, Luftetari- Turbina 2-1

U luajtën dhe përcaktuan tri skuadrat e para që kalojnë në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Shtuar dhe kalimin aforfe të Apolonisë ndaj Kamzës, gjithsej katër.

Kështu Partizani – Vora (Pezë) 1-0, Kukësi – Shkumbini ( Kamëz) 6-0, dhe Luftëtari – Turbina (Gjirokastër) 2-1, ishin takimet e orës 14:00 në terren.

Në Pezë-Helmës, Partizani u mjaftua me një gol të Telushit me 11 m dhe bashkë me fitoren në të vajtjes 0-3, kaloi pa shumë sforco Vorën.

Festival golash në Qëndrën Stërvitore të Kombëtares në Kamëz. Kukësi edhe pse pati fituar ndeshjen e parë në Peqin, sot shpartalloi 6-0 Shkumbinin. Marko Van Basten Çema, tri gola.

 Takimi më i ndezur i ditës, rezultoi në Gjirokastër. Turbina e Cerrikut, edhe pse ishte mundur 0-1 në të parën, sot ndaj Luftetarit luajti ballë për ballë dhe në fund, ‘nënshkroi’ dëshpërueshëm humbjen 2-1.

Për formacionin e Marantas, shënoi D Rapo dhe Vynet teksa për cërrikasit, Peqini. Nesër takimet e tjera në grupet A dhe B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!