Partizani në fushë, Kupa nis me tri takime…

Partizani – Vora (Pezë), Kukësi – Shkumbini ( Kamëz), Luftëtari – Turbina (Gjirokastër), janë tri takimet e sotme që do hapin ndeshjet e kthimit të turit të parë eleminator të Kupës së Shqipërisë.
Në të vajtjes, Partizani ka fituar 0-3, Kukësi 1-3 dhe Luftetari 0-1. Të sotmet, nisin në orën 14:00.
Ndërkaq, takimet e tjera për 1/16, do të luhen nesër. Shumë skuadra thuajse e kanë zgjidhur fatin e tyre për turin pasardhës që në takimet e para.
Sakaq kurbinasit, edhe pse kanë barazuar pa gola në të vajtjes me Elbasanin, mësohet se do luajnë si pritës në Kamëz. Por dhe sfida të tjera me risi gjeografike dhe ndërthurje lojtarësh.