Xhaka kapiten, Arsenali merr pikë në ‘Old Traford’

Mançester Junajtid- Arsenal 1-1 (MikTominai 45’/ Abumejang 58′)

Duhej pritur minuta e fundit e fraksionit të parë mes Mançester Junatid dhe Arsenalit për të parë MikTominai, skocezin që me një gjuajtje jashtë zone të dërgojë topin në këndin e djathtë të portierit të Arsenalit, Leno. ‘Old Traford’ shpërthen dhe duartorket gjatë lojtarin për golin e bukur

 Në fakt, pjesa e parë nën një shi të vazhdueshëm, ofroi ritëm e raste.  Me Granit Xhakën kapiten, Arsenali u duk më kërkues teksa Saka, u bë shpesh protagonist.

Madje një minutë përpara se vendasit të zhbllokonin shifrat i pati të gjitha mundësitë për të kaluar De Gean.

 Pjesa e dytë nis mjaft mirë për Arsenal. Topçinjtë gjejnë barazimit pas një gabimi në prapavijë të Junajtid dhe Abumejang, i sherbyer nga Saka i papërmbajtëshem, shënon golin e barazimit.

Gjithçka ngjet në të 58-tën. Edhe pse virojtësi fillimisht dha pozicion jashtë loje, ishte VAR ai që konfirmoi se sulmuesi mik, mbahej në lojë nga Meguajër.

Sërish Arsenal pranë golit me Saka por pas minutës së 65-të, është Mançester që nis të rrezikojë. Dhe një herë Mik Tominai që me kokë shumë afer dopietës. Goditja kalon pak mbi tra.

Ritëm i lartë me të dyja skuadrat e kërkojnë epërsinë . Nuk ka gol  dhe Kevin Friend në fund jep sinjalin për mbarimin e takimit në shifra 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!